-3.3 C
Tetovo
E mërkurë, 15 Janar, 2025
BallinaLajmeASH përgatitet për të iniciuar ndryshime kushtetuese sa i përket 20%-shit

ASH përgatitet për të iniciuar ndryshime kushtetuese sa i përket 20%-shit

AZIRI: KJO DO TË NDODHË KUR TË KEMI SINJALE

Aleanca për Shqiptarët përgatitet për të inicuar ndryshime kushtetuese sa i përket 20%. Nga partia opozitare thonë se kjo do të ndodhë kur do të kemi sinjale.

Aleanca për Shqiptarët po shqyrton mundësinë për të iniciuar ndryshime kushtetuese sa i përket gjuhës, përkatësisht për heqjen e formulimit 20% nga Kushtetuta. Deputeti i këtij subjekti politik, Elmi Aziri tha sot për gazetarët se, Aleanca për Shqiptarët është në vazhdimësi e ka potencuar këtë iniciativë, megjithatë ajo do të ndodhë kur të vijë momenti i duhur.

Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët

“Në momentin që ne kemi sinjale dhe vlerësojmë se, kemi dobishmëri edhe nga subjektet tjera jo vetëm në forma deklarative për të bërë një gjë të tillë sigurisht se ne do të ndërmarrim hapa. Do të duhet të trajtohet çështja me seriozitetin maksimal, për shkak se ka të bëjë me ofendim të paparë të një kategorie shumë të madhe të qytetarëve siç janë shqiptarët e Maqedonisë së Veriut dhe ne nuk duhet të jemi objekt ose të futemi në vallen e kujtdo tjetër”.

I pyetur nëse kanë diskutuar me partitë tjerë për këtë, Aziri shtoi se, agjenda politike e Aleancës është e paracaktuar dhe për çdo veprim për çdo komunikim dhe për çdo kontakt opinioni do të jetë i njoftuar atëherë kur të ndodhë e njëjta.

Elmi Aziri, Aleanca për Shqiptarët 

“Do të jemi vigjilent për situatën në të cilën gjendemi dhe në momentin e duhur Aleanca për Shqiptarët do ta bëjë veprimin e duhur. Opinioni është i njoftuar se ne nuk përtojmë për t’i bërë veprimet e tilla por sigurisht se e kemi agjendën tonë politike dhe do të veprojmë konform asaj”.

Në lidhje me hapjen e Kushtetutës për ndryshimet sa i përket kësaj kanë shprehur gatishmëri edhe liderët politik maqedonas. Kryetari i VMRO – DPMNE-së, Hristijan Mickoski ka deklaruar se tema për hapjen e Kushtetutës meriton diskutim dhe se të gjithë qytetarët nuk guxojnë të jenë të grupuara në bazë të kuotave të përqindjes.

Edhe kryeministri, Dimitar Kovaçevski ka thënë se këto tema meritojnë të vendosen në tavolinë mes aktorëve politike në vend dhe për këtë të konsultohen edhe ekspertët./KlanMacedonia/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments