8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNuk përballohet më të mos dalim nga shtëpia, sepse Bullgaria bllokon Maqedoninë...

Nuk përballohet më të mos dalim nga shtëpia, sepse Bullgaria bllokon Maqedoninë e Veriut – Rama kërkon ndarjen /VIDEO

ryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se qëndrimi i tij për ndarjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut në rrugën e drejt Bashkimit Evropian bazohet në rezultatet e anketimit të qytetarëve, të cilët sipas tij, mbi 60% janë shprehu “pro” ndarjes, transmeton TV21.

Në konferencën e përbashkët me kancelarin gjerman, Olaf Scholz, i pyetur se a kërkoi sot ndarjen e dy shteteve, Rama tha se këtë do ta bëjë nëse në rast se deri në qershor Bullgaria nuk e heq veton ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Kjo do të ndodh nëse deri në qershor nuk do të hapen përsëri negociatat formale për Shqipërinë për shkak të Bullgarisë. Deri në qershor ne do të vazhdojmë të jemi në një linjë me Maqedoninë e Veriut që të dyja vendet duhet të marrin dritën jeshile. Nëse edhe në qershor Bullgaria do të bllokojë përsëri Maqedoninë e Veriut, sigurisht se ne do të ndryshojmë qasjen tonë dhe do të kërkojmë Gjermania, nga Franca të na ndajnë, sepse është diçka e pamundur përballohet gjatë që t’i të mos dalësh dot nga shtëpia sepse duhet të zgjidhin problemin me njëri-tjetrin dy fqinjët. Kjo është ideja”, tha Rama.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments