Papa Françesku dënoi ashpër vrasjen e civilëve në qytetin e Bucha nga ushtria ruse dhe përsëriti thirrjen e tij për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Gjatë audiencës së përgjithshme në Vatikan, Papa kërkoi që mizori si ato të Bucha, ku qindra civilë u gjetën të vrarë nëpër rrugë, të mos përsëriten asnjëherë.
“Po ndodhin mizori edhe më të tmerrshme, madje edhe kundër civilëve, grave dhe fëmijëve. Ata janë viktima, gjaku i pafajshëm i të cilëve thërret në qiell dhe lutet”, tha
Më tej, Ati i Shenjtë shpalosi një flamur ukrainas për të cilin tha se vinte nga qyteti martir i Bucha dhe e puthi atë.
Françesku gjithashtu kritikoi ashpër dështimin e organizatave ndërkombëtare për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
“Pas Luftës së Dytë Botërore u bë përpjekje për të hedhur themelet e një epoke të re paqeje. Por, për fat të keq, historia e vjetër e konkurrencës midis fuqive më të mëdha vazhdoi. Dhe, në luftën aktuale në Ukrainë, ne jemi dëshmitarë të pafuqisë së Organizatave Ndërkombëtare”, përfundoi Papa. /a2cnn