33.5 C
Tetovo
E hënë, 21 Korrik, 2025
BallinaLajmeBotaMinistri i Jashtëm ukrainas trondit me deklaratën / “Situata në Bucha nuk...

Ministri i Jashtëm ukrainas trondit me deklaratën / “Situata në Bucha nuk është asgjë krahasuar me Mariupolin”

Ministri i Jashtëm ukrainas, Dmytro Kuleba ka thënë në një deklaratë për mediat së fundmi se masakra që është parë në Bucha, Ukrainë është vetëm maja e ajsbergut.

Gjatë një konference për shtyp në Varshavë me Sekretaren e Jashtme Liz Truss, ai tha se “Ukraina e fitoi betejën për Kievin, por lufta vazhdon”.

Ndër të tjera në fjalën e tij Dmytro Kuleba konfirmoi se Ukraina po përgatitet për ofensivën e re në shkallë të gjerë, nga Rusia në Ukrainën lindore.

“Ata do të përpiqen të kapin më shumë territore në rajonet e Donetsk dhe Luhansk. Ata do të përpiqen të nguliten dhe të zhvendosen në rajonin e Khersonit, do të përpiqen të kapin Mariupolin e gjakosur”, shpjegoi Kuleba.

Gjithashtu gjatë konferencës për mediat Kuleba ka tronditur me deklaratën e tij ku theksoi se situata në Mariupol është shumë më e keqe në krahasim me atë që kemi parë në Bucha, qytete të tjera, apo qyteza dhe fshatra afër Kievit, teksa theksoi se tmerret e Bucha, Mariupol apo dhe vendeve të tjera kërkojnë sanksione serioze të G7 dhe BE-së.

“Unë vlerësoj gjithçka që është bërë deri më tani, por Liz (Sekretarja e Jashtme Liz Truss) ka të drejtë”, tha Kuleba.

Gjatë konferencës, Truss bëri thirrje që Rusia të pezullohet nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut dhe tha se nuk duhet të “bisedohet” për heqjen e sanksioneve ndaj Rusisë ndërsa trupat vazhdojnë të ndodhen në Ukrainë.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments