26.2 C
Tetovo
E enjte, 19 Qershor, 2025
BallinaLajmeBotaStoltenberg: Brutalitet ndaj civilëve që nuk është parë me dekada

Stoltenberg: Brutalitet ndaj civilëve që nuk është parë me dekada

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg i quajti vdekjet e civilëve në Bucha në veriperëndim të Kievit “brutalitet” pas akuzave se ata u ekzekutuan nga forcat ruse në zonë.

“Është një brutalitet ndaj civilëve që nuk e kemi parë në Evropë për dekada. Dhe është e tmerrshme dhe është absolutisht e papranueshme që civilët të jenë në shënjestër dhe të vriten. Thjesht nënvizon rëndësinë që kjo luftë duhet të përfundojë”, ka thënë ai.

Trupat e të paktën 20 burrave civilë u gjetën të shpërndarë nëpër një rrugë në qytetin Bucha, pas tërheqjes së forcave ruse nga zona në imazhet shqetësuese të publikuara nga AFP.

Stoltenberg tha se mirëpret fuqishëm një hetim nga Gjykata Ndërkombëtare Penale, e cila ka hapur një hetim për krimet e luftës në Ukrainë./21Media

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments