Të gjithë janë të pakënaqur nga rezultatet e regjistrimit të fundit të popullsisë në Maqedoninë Veriore, kryesisht me numrin dhe përqindjen e etnisë së tyre, shqiptarët, maqedonasit, turqit, romët, bullgarët, serbët, vllahët, boshnjakët etj., ndërsa askush nuk brengoset pse shteti i tyre gjithnjë e më tepër zvogëlohet dhe mund të shuhet ngadalë, përderisa shumica e përfaqësuesve të këtyre popujve dhe grupeve etnike nuk e konsiderojnë Maqedoninë si atdhe të vetin. Nuk kanë gjithmonë faj vetëm agjenturat e huaja, as ndikimi rus, por politikanët, krerët fetarë dhe drejtuesit e disa medieve vendëse, që jetojnë me paratë e huaja, si oligarkë e mercenarë, ndërsa vajtojnë për gjendjen (numrin dhe përqindjen) e etnive të tyre duke aktruar si atdhetarë! (2 prill 2022)