Lajmi interaktiv
Sot në Tetovë, kryetari i Kоmunës së Tetovës, Bilall Kasami realizoi takim me ambasadorin e Bashkimit Evropian në Shkup, David Ger me të cilin bashkëbiseduan për shumë çështje konkrete që janë në interes të qytetarëve të Tetovës.Pas takimit kokë më kokë ,iu përgjigj pyetjeve të gazetarëve ,në hollin e Pressqendrës…
www.telegrami .mk në këtë press konferencë theksoi se ne këtu në Provincë nuk kemi mundësinë të ju takojmë përditë kështu që do e shfrytëzojmë rastin pasi ju kemi këtu edhe disa pyetje nga fushëveprimi i juaj më i gjërë…www.telegrami.mk parashtroi pyetjen lidhur me mospërdorimin dhe mos respektimin e gjuhës shumicë këtu nga ana e përkthyeses së Ger-it,në këtë takim në Tetovë duke përdorur gjuhën maqedonase si të parën,dhe gjuhën shqipe si të dytën ,pra edhe www.telegrami.mk (ironizoi) do e fillojë në gjuhën shqipe pyetjen dhe do e vazhdojë maqedonisht që përkthyesja ta ketë më lehtë ,kur dihet se gjuhë zyrtare në Tetovë e para sipas kushtetutës aktuale është gjuha 20 % që i bie gjuha shqipe, dhe e dyta pyetje kishte të bënte lidhur me deklaratën e Ambasadorit të Bashkimit Europian në Shkup David Ger me datë 19.02.2021 se nuk do mund të përdoret dygjuhësia në letërnjohtimet e RMV -së për shkak se pritet të hyjë në fuqi një rregullore që ndalon ndarjen e të dhënave mbi përkatësinë racore, etnike, politike dhe fetare që do të hyjë në fuqi në gusht, të 2021 nga Parlamenti europian dhe ishit shumë decid …këtë kërkesë në Parlament të RMV-së aso kohe e parashtroi Partia Lëvizja Besa kryetari i së cilës është Kryetari aktual i Tetovës Bilall Kasami …Ambasador Ger nga Unioni europian deri tash ja po vjen gushti i dytë nuk ka lajme për një vendim të tillë ndalues për letërnjohtimet e tilla
Ambasadori Gir i bishtnoi pyetjes, u përgjigj në mënyrë diplomatike / Sa i përket përkthyeses ajo përkthen mirë ,sipas asaj që i kërkohet…nga Zyra .(nuk kontestohej përkthimi kualitativ edhe këtu i iku pyetjes se cila gjuhë duhej të përdorej si e para këtu në Tetovë ).. dhe vazhdoi .Po e vërtetë është se kam deklaruar një gjë të tillë për përdorimin e dygjuhësisë në letërnjohtime ,paski një mbamendje të mirë …ishte konferencë e përbashkët aso kohe me tash ish-kryeministrin Zaev …temë mjaft e nxehtë dhe aktuale ..por “Në Bashkimin Evropian, kartat e identitetit janë ende të rregulluara nga shtetet anëtare…
Në vazhdim si replikë Kryetari i Lëvizjes Besa Bilall Kasami tha se kërkesa e tyre për letërnjohtimet në dy gjuhë mbetet aktuale ,qëndrojmë në atë kërkesë dhe do ta kërkojmë sepse Maqedonia e Veriut kur do bëhet pjesë e BE-së do të duhet ta fusë në përdorim dygjuhësinë në letërnjohtime …