5 C
Tetovo
E mërkurë, 14 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaPër herë të parë nga 2 marsi, Rusia publikon të dhënat për...

Për herë të parë nga 2 marsi, Rusia publikon të dhënat për vdekjen e ushtarëve në luftë më Ukrainën

Ushtria ruse ka thënë të premten se 1351 ushtarë të saj janë vrarë në luftën në Ukrainë dhe 3825 të tjerë janë lënduar, në përditësimin e parë të të dhënave për vdekjet, që nga 2 marsi.

Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Ukraina dhe NATO thonë se Rusia ka humbur më shumë trupa. Dy zyrtarë të lartë të NATO-s kanë thënë të mërkurën se numri i ushtarëve rusë të vrarë në Ukrainë mund të sillet mes 7 mijë deri në 15 mijë.

Zëvendësshefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura Ruse, gjeneral Sergei Rudskoy, ka thënë se shteti do të marrë përgjegjësi për të ndihmuar familjet e ushtarëve të vrarë e të kujdeset për fëmijët e tyre.

Më 2 mars, Ministria e Mbrojtjes e Rusisë pati thënë se 498 ushtarë rusë janë vrarë që nga nisja e luftës më 24 shkurt.shekulli.al

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments