Është ngritur procedurë disiplinore për një Prokuror nga Shkupi I cili nuk ka vepruar sipas lëndëve që I janë besuar. Prokurori Shtetëror, Lubomir Joveski ka vendosur se Prokurori në fjalë do të pushojë derisa nuk përfundon procedura kundër tij.
Përmes një mbikqyrje të jashtëzakonshme nga Prokuroria e Lartë është konstatuar se Prokurori Publik nga Shkupi nuk I ka marrë veprimet e duhura konform Ligjit për Procedurë Penale dhe nuk ka marrë asnjë vendim. Në pjesë të lëndëve është bërë prolongimi I procedurës apo lënda është vjetëruar nga ndjekja penale – thuhet në komunikatën e Prokurorisë.koha.mk
Janë hapur edhe katër procedura kundër Prokurorëve.
Për Prokurorin nga Tetova është marrë vendimi për largim nga funksioni, Prokurori nga Manastiri është dënuar me shkurtesë të pagës për 20% në afat prej katër muajve, në Resnjë I ulet paga Prokurorit për 30% për katër muaj, derisa në vazhdë e sipër është procedura kundër një Prokurori nga Ohri.
Nga Maji I vitit të kaluar, nga fillimi I zbatimit të Rregullores së re për mënyrën e zbatimit të procedurës për konstatimin e përgjegjësisë së Prokurorit Publik, ky është procedura e pestë disiplinore kundër prokurorëve public.
Në Këshillin për Prokuror Publik edhe tre Prokuror ankohen për vendimet disiplinore që janë shqiptuar sipas Ligjit të vjetër për Prokurori Publike dhe rregullores së mëhershme.