Disa komuna po ankohen se me rritjen e çmimit të energjisë elektrike nuk po arrijnë t’i paguajnë faturat e ndriçimit publik.
Veçanërisht që ajo tangon pushtetin lokal edhe qytetarët ka të bëj edhe me rritjen e çmimeve të energjisë elektrike ku shumica e komunave që menaxhojnë me ndriçimin publik është e pamundur që mbulojnë këta shpenzime enorme”, tha Kasami.
Madje disa komuna si ajo e Kërçovës dhe Sarajit kanë filluar t’i ndalin dritat pas mesnate me qëllim kursimin e energjisë.
I pyetur për këtë, ministri ekonomisë Kreshnik Bekteshi tha se kryetarët e komunave janë zgjedhur për t’i zgjedhur probleme e jo për tu ankuar.
“Unë besoj se kryetrarët e komunave nuk janë zgjedhur që të ankohen por të zgjidhin probleme ashtu siç zgjidhen problemet nga na e pushtetit qendror. Sa i përket harxhimeve që kanë, unë u kamë bërë thirrje edhe më herët, por tash edhe do ta përsëris, që të mos lejojnë që të mos kenë kontrata për furnizime për energji elektrike për shkak se pretendimi i tyre është që energjinë elektrike ta paguaj qeveria”, tha Bekteshi.
E nga komuna e Gostivarit në një përgjigje me shkrim për TV21 theksuan se nuk do t’i lënë qytetarët në errësirë, ndërsa apeluan deri te Bekteshi që në vend të këshillave le ta rregulloj çështjen decentralizimit fiskal që komunat të mos varen nga buxheti shtetëror