-1.2 C
Tetovo
E martë, 4 Shkurt, 2025
BallinaLajmeAleanca për Shqiptarët: Mbi 1600 anëtarë propozojnë Ziadin Selën për kryetar partie

Aleanca për Shqiptarët: Mbi 1600 anëtarë propozojnë Ziadin Selën për kryetar partie

Mbi 1600 anëtarë të Aleancës për Shqiptarët nënshkruan Ziadin Selën si kryetar partie.

Partia rikujton se sipas Statutit, kandidati mund të propozohet me të paktën 400 nënshkrime dhe jo më vonë se dy javë para Kongresit.

  • Në bazë të kësaj dispozite statutore, deri në fund të afatit në komisionin kandidat i është dorëzuar vetëm një propozim. Më shumë se 1600 anëtarë të Aleancës për Shqiptarët kanë nënshkruar Ziadin Selën si kryetar i Aleancës për Shqiptarët, tha partia.

Afati për paraqitjen e kandidaturave për kryetar partie ka përfunduar më 13 mars në orën 24:00. Zgjedhja e kryetarit të Aleancës për Shqiptarët do të bëhet në Kongresin e Dytë që do të mbahet më 27 mars.

Komisioni dje ka verifikuar anëtarët e nënshkruar në këtë iniciativë, të cilët janë nga të gjitha degët, nga Shkupi, Kumanova, Tetova, Gostivari, Dibra, Kërçova, Struga dhe nga komunat rurale.

“Anëtarët që kanë dhënë nënshkrimet janë të vlefshme dhe ky propozim do t’i përcillet Kongresit për votim nga delegatët”, thuhet në deklaratë.

Për organizimin e Kongresit, partia bën me dije se në shumicën e degëve janë mbajtur shumica e kuvendeve të nëndegëve dhe ky proces është drejt përfundimit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments