1.3 C
Tetovo
E mërkurë, 5 Shkurt, 2025
BallinaEkonomiUshqimi po bëhet më i shtrenjtë dhe rusët kanë frikë nga pushimet...

Ushqimi po bëhet më i shtrenjtë dhe rusët kanë frikë nga pushimet nga puna

Për shkak të sanksioneve perëndimore, rusët kanë frikë se jo vetëm ushqimet dhe shumë produkte të tjera do të bëhen më të shtrenjta, por mund të humbasin edhe punën e tyre.

Sanksionet nuk vlejnë për shitjen e barnave, por shumë kompani të mëdha të transportit po e pezullojnë bashkëpunimin me Rusinë, kështu që tani është e vështirë të merren disa produkte mjekësore, shkruan “Index.hr”.

Çmimet e konsumit në Rusi u rritën me 2.2 për qind në javën e parë të pushtimit. Produktet ushqimore u bënë më të shtrenjta.

Çmimet e sheqerit dhe të drithërave ishin tashmë rreth 20 për qind më të larta këtë shkurt se një vit më parë.

Bankat ruse janë hequr nga sistemi ndërkombëtar i pagesave “SWIFT”. Visa, Mastercard, American Express, Apple dhe Google Pay kanë kufizuar shërbimet e tyre në Rusi.

“Kjo situatë ndikon shumë në punën tonë”, tha Natasha, e cila punon në një palestër.

Shkollat ​​e gjuhëve të huaja që kanë mësues në vende të tjera nuk mund të paguajnë sepse nuk mund të vendosin para në llogaritë e huaja.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments