8.9 C
Tetovo
E martë, 13 Maj, 2025
BallinaLajmeBotaRusia përkohësisht ka ndaluar eksportin e drithërave në ish vendet e dalura...

Rusia përkohësisht ka ndaluar eksportin e drithërave në ish vendet e dalura nga BRSS-së

Rusia ka ndaluar eksportin e drithërave në ish-Bashkimin Sovjetik deri më 30 qershor dhe ka ndaluar eksportin e sheqerit në të gjitha vendet deri më 31 gusht, njoftoi agjencia ruse e lajmeve TASS.

Kryeministri rus Mikhail Mishustin nënshkroi një dekret që ndalon eksportin e sheqerit të bardhë dhe të parafinuar deri më 31 gusht, si dhe eksportin e grurit, thekës, elbit dhe misrit për anëtarët e Bashkimit Ekonomik Euroaziatik deri më 30 qershor. “Kufizimet për drithërat do të jenë të vlefshme deri më 30 qershor, për sheqerin – deri më 31 gusht 2022”, thuhet mbrëmë në një deklaratë nga kabineti qeveritar. Siç thuhet nga Kabineti, ndalimi i drithërave vlen për grurin, thekrën, elbin dhe misrin.

Ka një sërë përjashtimesh për eksportin e sheqerit dhe drithërave. Kjo do të bëjë të mundur furnizimin e këtyre produkteve jashtë Rusisë, përfshirë për ofrimin e ndihmës humanitare, si dhe brenda trafikut transit ndërkombëtar, tha qeveria ruse.

Vendimi për ndalimin e përkohshëm të eksportit të sheqerit dhe drithërave më 10 mars është miratuar nga Nënkomiteti për Rregulloren Tarifa Doganore dhe Jotarifore, Masat mbrojtëse në tregtinë e jashtme të Komisionit Qeveritar për Zhvillim Ekonomik dhe Integrim. Ai u miratua për të mbrojtur tregun e brendshëm ushqimor përballë kufizimeve të jashtme.

Më parë u raportua se, sipas Ministrisë së Bujqësisë së Federatës Ruse, vendi tani furnizohet me grurë me më shumë se 150 për qind. Në të njëjtën kohë, ndalimi i përkohshëm i eksportit do të ndihmojë në frenimin e fluksit të produkteve bujqësore, duke qenë se vendet e EUAE (Bjellorusia, Kazakistani, Armenia dhe Kirgistani) kanë blerë tashmë sasitë e mallrave që u nevojiten pa doganë këtë sezon.

Rusia është eksportuesi më i madh në botë i grurit.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments