Kremlini më parë e kishte proklamuar armën vdekjeprurëse, e cila mban një kokë bërthamore, si të ‘pandalshme’, shkruan The Sun, përcjell Periskopi.
Dhe tani një pamje tmerruese shfaq një ‘Mach 9 Zircon’ teksa lansohet, që tregon se si presidenti rus mund të lansoj një sulm nuklear hipersonik ndaj Perëndimit.
Videoja tregon raketën që lansohet nga aeroplanmbajtësja ‘admiral Gorshkov’ në Detin e Verdhë u publikua në kohën e kërcënimeve të Putin dhe top oficerëve të tij për të përdor armë bërthamore nëse ndonjë vend ndërhyn në pushtimin e tij të Ukrainës.
Në orët e para të 24 shkurtit, Putin paralajmëroi për ‘pasoja që ju kurrë nuk i keni paramenduar në historinë tuaj’ duke aluduar në gatishëmrinë e tij për të përdorur sulme bërthamore.
Dhe frika e një konflikti shkatërrimtar bërthamor arriti në shkallën më të lartë kur lideri rus urdhëroi vendosjen në ‘gatishmëri të lartë’ të forcave nukleare.
TV Zvezda- një kanal që është nën pronësinë e Ministrisë ruse të Mbrojtjes- për videon tha: “Shpejtësia e raketës hipersonike ruse ‘Zicron’ është aq e madhe saqë ajo pamundëson zbulimin e saj nga sistemi ajror mbrojtës i armikut në kohë. Ajo ka shpejtësi prej 11.000 kilometrave në orë”.
Kurse zyrtari nga Kremlini, Yury Borisov ka thënë se Rusia e ka tejkaluar Perëndimin sa i përket armëve hipersonike- dhe ka për qëllim të mbajë kryesimin.
“Ne kemi thyer përpara, veqnërisht në sferën e armëve hipersonike dhe të atyre që bazohen në principe të fizikës. Ne tani kemi një avantazh të theksuar ndaj kësaj qështjeje ndaj shteteve të Perëndimit dhe do të përpiqemi ta rujmë këtë pozicion”, shtoi ai.
video https://www.thesun.co.uk/news/17940186/russia-footage-zircon-hypersonic-nuke-missile-hit-london/