6.8 C
Tetovo
E mërkurë, 22 Janar, 2025
BallinaEkonomiGjermania pregaditet të pezullojë importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në...

Gjermania pregaditet të pezullojë importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit

Gjermania dëshiron të pezullojë importet e qymyrit dhe naftës ruse deri në fund të vitit, tha ministri i ekonomisë Robert Habek.

Habek tha se qëllimi i Gjermanisë ishte të ndalonte përdorimin e qymyrit rus në vjeshtë, në mënyrë që ajo të bëhej pothuajse e pavarur nga nafta ruse deri në fund të vitit.

Gjermania aktualisht merr rreth gjysmën e qymyrit dhe naftës së saj nga Rusia.

Habek tha se një mbyllje e plotë e furnizimit me gaz natyror rus të vendit të tij do të ishte një detyrë e vështirë, por se qeveria po punonte nën presion të madh për ta bërë këtë.

Muajin e kaluar, qeveria gjermane ndaloi projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili synonte të sillte gaz natyror shtesë nga Rusia në Gjermani.

Habek paralajmëroi se futja e embargos aktuale për importet e të gjitha burimeve të energjisë nga Rusia mund të çojë në humbjen e qindra mijëra vendeve të punës dhe të bëjë ngrohjen dhe energjinë elektrike të paarritshme për shumë njerëz.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments