Pas vizitës në fabrikën e vajit në Gjilan, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti është deklaruar për media. Ai ka thënë se Kosova ka rreth 300 mijë litra vaj të papërpunuar, që pas përpunimit mjaftojnë për një muaj konsum normal
Tutje, kryeministri ka thënë se çmimi prej 3.49 euro për një litër vaj, nuk është i rastësishëm.
“Nuk është e rastësishme kjo përputhje anë e mbanë Kosovës, e cila është një fryrje artificiale në dëm të konsumatorëve të Kosovës. Nuk ka kurrfarë arsye apo nevoje për një fryrje të tillë. Aktualisht çmimi i vajit ushqimor në Kosovë është më i larti në botë”, ka thënë Kurti, duke shtuar se “këto çmime të fryera duhet të shfryhen”.
Sipas tij, çmimet e fryera bëhen prej faktorit njeri, e jo gjendjes në terren.Nuk ka vend për këtë lloj paniku, i cili është përhapur. Pra çmimi prej 3.49 euro është artificial, i paarsyeshëm dhe ka të bëjë me njerëzit të cilët dëshirojnë të përfitojnë nga një krizë botërore, e jo nga gjendja reale në vendin tonë”, ka thënë Kurti.