Presidenti francez Emmanuel Macron tha të enjten se kushtet e vendosura nga presidenti rus Vladimir Putin për një armëpushim në Ukrainë “nuk janë të pranueshme për askënd”, shkruan CNN, përcjell Alsat.
“Unë nuk shoh një zgjidhje diplomatike në orët e ardhshme apo edhe ditët në vijim”, u tha Macron gazetarëve përpara një samiti të liderëve të Bashkimit Evropian që do të përqëndrohet në pushtimin rus të Ukrainës, zgjidhjet për rritjen e çmimeve të energjisë dhe lirimin nga varwsia e naftws dhe gazit rus.
Macron tha se nuk e sheh armëpushimin në Ukrainë në orët e ardhshme.
“Unë jam padyshim optimist, por duhet të jem edhe realist”, shtoi ai./ Alsat.mk