7.2 C
Tetovo
E enjte, 7 Nëntor, 2024
BallinaLajmeRMV / Prokuroritë në të gjithë vendin janë pa kuadër, këshilli nuk...

RMV / Prokuroritë në të gjithë vendin janë pa kuadër, këshilli nuk pati kuorum për zgjedhje

Për shkak të mungesës së kuorumit, Këshilli i Prokurorëve Publikë në seancën e sotme nuk zgjodhi pesë prokurorë të rinj për ekipin e Vilma Ruskovskës në Prokurorinë Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (PThQK GOKK).

Ndonëse për seancën e sotme ishin të njoftuar të gjithë anëtarët, munguan Ljubomir Joveski, Ixhet Memeti dhe Ljupço Ivanovski.

Anëtarët e pranishëm në këtë seancë konstatuan se gjendja në prokuroritë themelore publike është e keqe. Sipas sistematizimit të nevojshëm, në Prokurorinë Themelore Publike në Tetovë është planifikuar të punojnë dhjetë prokurorë, ndërsa aktualisht në këtë prokurori në Kriva Pallankë punojnë dy prokurorë publikë, ku prokurorët e Prokurorisë Publike në Kumanovë mbulojnë ngjarjet në këtë rajon.

Seanca e radhës është caktuar për të enjten

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments