SEKRETARI AMERIKAN I SHTETIT ,ANTONY BLINKEN THA SE ÇDO CENTIMETËR I TERRITORIT TË NATO-së DO TË MBROHET
Sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken ka biseduar me presidentin lituanez Gitanas Naused për situatën në Ukrainë. Naused paralajmëroi se Vladimir Putin nuk do të ndalet me Ukrainën dhe se duhen përdorur të gjitha mënyrat për të shmangur një konflikt global.
Presidenti i Lituanisë Gitanas Nauseda ka paralajmëruar kryediplomatin e Uashingtonit Antony Blinken se nëse bota nuk arrin të ndalojë Rusinë në Ukrainë, atëherë një konflikt global do të shpërthejë.
“Putin nuk do të ndalet në Ukrainë nëse ne nuk e ndalojmë atë . Është detyra jonë e përbashkët të ndihmojmë ukrainasit e guximshëm me të gjitha mjetet në dispozicion. Duke thënë “të gjitha”, kjo nënkupton nëse duam të shmangim Luftën e Tretë Botërore.”
Blinken nënvizoi se SHBA do të mbronte “çdo pëllëmbë të territorit të NATO-s” në rast të një sulmi dhe tha se mbështetja e ukrainasve është “çështja më urgjente”.
“Një sulm ndaj njërit vend është një sulm ndaj të gjithëve. Shtetet e Bashkuara me të gjithë aleatët dhe partnerët tanë do të mbrojnë çdo centimetër të territorit të NATO-s nëse sulmohet dhe nuk duhet të ketë asnjë dyshim për këtë në mendjen e askujt. Në këtë pikë, ne jemi ne një moment ku jo vetëm solidariteti është i nevojshëm, por është gjithashtu e rëndësishme të mendojmë dhe në disa raste të rimendojmë se si po i qasemi sigurisë sonë të përbashkët përmes NATO-s, së bashku në partneritetin tonë shume te ngushte I cili do te vijoje. Por ndërkohë, çështja më urgjente është të mbështesim miqtë tanë në Ukrainë kundër këtij agresioni”.
Lituania,gjithahstu anëtare e NATO-s ka dërguar ndihma ushtarake në Ukrainë dhe ka mirëpritur një numër të vogël refugjatësh që nga nisja e sulmit ushtarak të Rusisë më 24 shkurt./KlanMacedonia/