Ukrainasit nuk e kanë ndërmend t’i dorëzohen agresionit rus, e këtë më së miri e dëshmojnë shifrat më të fundit sa i përket dëmeve që i janë shkaktuar Kremlinit, si në njerëz ashtu dhe në makineri ushtarake. E deri më tani mijëra ukrainasë që jetojnë jashtë vendlindjes, janë rikthyer për ta mbrojtur vendin e tyre. Madje së fundmi është raportuar se ky numër ka shkuar në mbi 66 mijë, transmeton Telegrafi.
Këto shifra i ka konfirmuar edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleskii Reznikov, i cili tha se çdo ditë po lajmërohen qytetarët për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase kundër agresionit rus. E një orë më parë raportohet se është arritur marrëveshja për armëpushim në dy qytete ukrainase, si dhe për hapjen e korridoreve humanitare, përmes të cilëve do të mund të largohen civilët.
66224. That's how many men returned from abroad at this moment to defend their Country from the horde. These are 12 more combat and motivated brigades ??! Ukrainians, we are invincible! #FightLikeUkrainian
— Oleksii Reznikov (@oleksiireznikov) March 5, 2022