11.7 C
Tetovo
E enjte, 2 Maj, 2024
BallinaLajmeBotaMbi 66 mijë ukrainas që jetojnë jashtë vendit janë rikthyer në vendlindje...

Mbi 66 mijë ukrainas që jetojnë jashtë vendit janë rikthyer në vendlindje për të luftuar kundër agresionit rus

Ukrainasit nuk e kanë ndërmend t’i dorëzohen agresionit rus, e këtë më së miri e dëshmojnë shifrat më të fundit sa i përket dëmeve që i janë shkaktuar Kremlinit, si në njerëz ashtu dhe në makineri ushtarake. E deri më tani mijëra ukrainasë që jetojnë jashtë vendlindjes, janë rikthyer për ta mbrojtur vendin e tyre. Madje së fundmi është raportuar se ky numër ka shkuar në mbi 66 mijë, transmeton Telegrafi.

Këto shifra i ka konfirmuar edhe ministri ukrainas i Mbrojtjes, Oleskii Reznikov, i cili tha se çdo ditë po lajmërohen qytetarët për t’ju bashkuar ushtrisë ukrainase kundër agresionit rus. E një orë më parë raportohet se është arritur marrëveshja për armëpushim në dy qytete ukrainase, si dhe për hapjen e korridoreve humanitare, përmes të cilëve do të mund të largohen civilët.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments