Ljubomir Fërçkoski është një njeri me të kaluar të dyshimtë, i cili do të mbahet mend për skandale dhe krime, reagoi VMRO-DPMNE pasi u njoftua se presidenti Stevo Pendarovski sot ka nënshkruar një dekret me të cilin profesori dhe ish-ministër i Punëve të Jashtme dhe Punëve të Brendshme, Ljubomir Frckoski, emërohet ambasador në Kombet e Bashkuara në Nju Jork.
“Ljubomir Fërçkoski është një burrë që është denoncuar për rrahjen e një gruaje në një parking, ai është njeriu që është akuzuar se ka marrë pjesë në kontrabandën e naftës dhe cigareve në vitet e 90-ta.
“Në kohën e Fërçkoskit ndodhi vrasja e presidentit Kiro Gligorov, e cila nuk u zbardh asnjëherë”, thuhet në reagimin e partisë, ku shtohet se SHBA-të nuk e kanë pranuar Fërçkoskin për ambasador në Uashington dhe tani, siç theksohet, Pendarovski sërish e dërgon në territorin e tyre, në Nju Jork