3.9 C
Tetovo
E premte, 19 Prill, 2024
BallinaOpinionNaser Selmani / SLAVA UKRAINI

Naser Selmani / SLAVA UKRAINI

Bota e lirë dhe demokratike ka dënuar me force agresionin rus kundër Ukrainës dhe është solidarizuar me sakrificën sublime të popullit ukrainas për të mbrojtur lirinë dhe pavarësinë e atdheut të tyre.Për fat të mirë shtetet shqiptare dhe mbarë populli shqiptarë kudo që jeton është bashkuar me koalicionin euroatlantik në dënimin e këtij agresioni barabar të Putinit dhe solidarizimin me luftën e drejtë të ukrainasve për të mbrojtur lirinë dhe nderin e atdheut dhe familjeve të tyre!Mirëpo, ditëve të fundit, ka disa njerëz që në gjuhën shqipe kanë hedhur dyshime nëse shqiptarët duhet të përkrahin Ukrainën në këtë luftë, në të cilën Rusia me forcën e ushtrisë përpiqet të shkatërojë shtetin dhe popullin ukrainas.Argumenti i pare që përdorin këta njerëz kundër përkrahjes së Ukrainës është se ky shtet në luftën e 2001 paska shitur aramatim qeverisë së Maqedonisë për të shtypur shqiptarët.E vërteta është se atë kohë Ukraina i pati shitur armatim Maqedonisë, por ata nuk tregojnë faktin tjetër, që është shumë i rëndësishëm, se qeveria e atëhershme ukrainase ishte dorë e zgjatur e Rusisë. Pikërisht për shkak të kësaj, populli i Ukrainës në vitin 2014 mori fatin në duart e veta dhe rrezoi qeverinë e Janukoviqit, e cila u mohoi të drejtën ukrainasve për të qenë pjesë e Evropës së bashkuar. Rebelimin kundër regjimit të Putinit ukrainasit e paguan me 15 mijë viktima dhe me humbjen e Krimesë dhe dy rajoneve në Juglindje të vendit, të cilat me dhunë u pushtuan nga Rusia. Për më tepër, si është e mundur të fajsoni Ukrainën për shitjen e armatimit një vendi tjetër, kur vendimin për të blerë armë nga Kievi e ka miratuar qeveria e Maqedonisë, ku ka marrë pjesë edhe një parti shqiptare. Është më mire të kërkoni përgjegjësi nga të zgjedhurit tuaj, se sase të fajsoni një qeveri të huaj.Poashtu, avionët dhe helikopterët e Ukrainës në vitin 2001 janë përdorur kundër luftarëve të UÇK të drejtuar nga Ali Ahmeti, i cili tani është pjesë e qeverisë, e cila jo vetëm që e dënoi agresionin rus, por ka premtuar armë dhe pajisje ushtarake për Ukrainën për të zbrapsur agresionin rus. Kjo i bie që skeptikët e 2022 janë më UÇK se vetë drejtuesit e kësaj armate, që është vështirë për tu besuar. Argumenti i dytë që përdorin këta shqipfolës, është se Ukraina nuk ka njohur pavarësinë e Kosovës. Po, e vërtet është që Ukraina nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës, por poashtu është e vërtetë se qeveria e Kosovës dhe gjithë forcat politike në Kosovë kanë dënuar agresionin rus dhe janë solidarizuar me popullin e Ukrainës. Nëse kjo është kështu, atëherë i bie që skeptikët shqipfolës duan të bëhen më Kosovar se kosovarët!Dhe në fund, ka një shtet shqiptar, me emrin Shqipëri, anëtarë jo i përhershëm në Këshillin e siguriumit të Kombeve të Bashkuara, i cili para dy ditësh së bashku me SHBA sponzorizoi një rezolutë, ku dënohej agresioni rus në Ukrainë. Nëse qeveritë e shteteve shqiptare dhe përfaqësuesit e popullit shqiptar njëzëri dënojnë agresionin rus dhe përkrahin luftën e drejtë të Ukrainës, atëherë kush janë këta shqipfolës që kundërshtojnë këtë dhe në emër të kujt?Në emër të shqiptarëve gjithësesi JO!Me shumë përgjegjësi njerëzore dhe profesionale ju them se argumentet që përdorin shqipfolësit për të vënë në dyshim përkrahjen e shqiptarëve ndaj luftës së drejtë të popullit të Ukrainës, u vjenë era Beligrad dhe Moskov! Bëhuni burra, dilni thoni hapur, jemi me Putinin! Jo të hidhni gurin dhe të fshihni dorën! Shqiptarët kurrë nuk do ju falin për këtë shërbim të keq që ju bëni!

SLAVA UKRAINI!

May be an image of 3 people, people standing, crowd and text that says 'HANDS OFF UKRAINE'
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments