Ish-Përfaqësuesit e Lartë të Bashkësisë Ndërkombëtare, Christian Schwarz-Schilling dhe Valentin Inzko i kanë dërguar një thirrje urgjente liderëve të BE-së dhe NATO-s për ta mbrojtur Ballkanin Perëndimor dhe në veçanti Bosnje e Hercegovinën nga një skenar i ngjashëm me atë të Ukrainës, meqë thonë se skenari për ndarjen e Bosnje e Hercegovinës është ende i gjallë, shkruan Dnevno.hr, transmeton Gazeta Express.
Ata i kanë dërguar një letër të përbashkët presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg, duke paralajmëruar se lideri i serbëve të Bosnjës, Millorad Dodik dhe presidenti serb, Aleksander Vucic mund të përfitojnë nga agresioni rus kundër Ukrainës dhe të provokojnë incidente apo mbase edhe një luftë të re në Bosnje e Kosovë.