Politikani dhe diplomati suedez Carl Bildt tha se Serbia ishte “skualifikuar” nga procesi i anëtarësimit në Bashkimin Evropian për shkak të qëndrimit të saj ndaj pushtimit rus të Ukrainës. Këtë e ka bërë të ditur në Twitter ish-ministri i Jashtëm suedez. Komenti i tij ishte në përgjigje të një postimi të gazetarit gjerman Michael Martens, i cili shkruante se Serbia nuk do të vendoste asnjë sanksion ndaj Rusisë.Me këtë qëndrim, Serbia de fakto u diskualifikua nga procesi i anëtarësimit në BE. “Nuk duhet të ketë vend për anëtarët e rinj të Unionit që nuk ndajnë vlerat dhe interesat tona thelbësore.”
With this stance ?? de facto disqualified itself from the ?? accession process. There should be no room for new ?? members not sharing our fundamental values and interests. https://t.co/vw5r5st6Nm
— Carl Bildt (@carlbildt) February 27, 2022