Ukraina po mbyll kufijtë e saj ndaj Rusisë dhe Bjellorusisë, njoftoi të shtunën në mbrëmje kryeministri ukrainas Denys Shmyhal.
Në deklaratën të postuar në Telegram, Shmyhal tha se vetëm qytetarët e Ukrainës do të mund të kalojnë nga Rusia dhe Bjellorusia në Ukrainë.
Ai nuk tregoi se kur do të hynte në fuqi mbyllja e kufirit.