4.6 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajme“Gjuha Shqipe”,Ylber Sela: 90% e institucioneve kanë refuzuar ndihmën e AZGJ-së...

“Gjuha Shqipe”,Ylber Sela: 90% e institucioneve kanë refuzuar ndihmën e AZGJ-së pë zbatimin e ligjit! (VIDEO)

Drejtori i Agjencisë për Zbatimin e gjuhëve, Ylber Sela në një prononcim për Indeks.mk ka folur rreth asaj se sa institucionet e përdorin shqipen.

Ka thënë se pothuajse të gjithë institucioneve që nuk kanë pasur mundësi u ka ofruar ndihmë dhe I ka këshilluar se sit ë mos kenë probleme për zbatimin e ligjit.

“Që nga fillimi e kam ditur që do të vij koha që drejtuesit e institucioneve do të gjejnë arsyetime të ndryshme. Për këtë arsye në vitin e parë kur edhe e morra detyrën u kam thënë se bazuar në ligj t’i ndryshojnë dhe të bëjnë sistematizim të vendeve të punës. U kam kërkuar që në rast se institucioni apo sektori prodhon shumë dokumente e ka për obligim të hap një vend pune për përkthim dhe lekturë”, tha Sela.

Shton se ata (institucionet) kanë pasur  një vit kohë për tu përgatitur për zbatimin e ligjit.

“Agjencia dhe unë së bashku me ekipin tim, u kemi thënë, I kemi njoftuar se, ligji për disa gjëra na obligon neve, siç janë, përkthimi I formularëve, statutet, rregulloret që bëhen vetëm njëherë dhe mbesin të pandryshuara, ne I përkthejmë dhe I lekturojmë, këtë e kemi bërë me shumë institucione që kanë kërkuar ndihmë nga ne”, shtoi ai.

Sela deklaroi se një pjesë e madhe e institucioneve kanë refuzuar ose nuk kanë kërkuar mbështetje dhe ndihmë nga AZGJ-ja.

“90 përqind e institucioneve nuk kanë kërkuar ndihmë, kanë thënë që nuk duhet mbështetje dhe e zbatojnë ligjin. Por me daljen e inspektoratit në terren po shihet që ka edhe shumë mangësi. Dhe tani, pas tre vitesh drejtuesit e institucioneve fajin e vet e hedh diku tjetër”, deklaroi Sela.

Pohon se me daljen e inspektoratit në terren, institucionet kanë filluar të kërkojnë ndihmën e AZGJ-së lidhur me zbatimin e ligjit sepse siç thotë Inspektorati para se ti dënoj u jep afat për përmirësimin e gabimit.

“Jemi të gatshëm, besoj që s’ka institucion në RMV që ka kërkuar mbështetje e ndihmë e nuk e ka marrë. Ata kompetenca ligjore që I ka agjencia, ka raste që edhe I kemi kaluar kompetencat vetëm e vetëm tu ndihmojmë institucioneve”, shtoi drejtori Sela.

Por përsërit faktin se një pjesë e madhe e institucioneve kanë refuzuar ndihmën. Foli edhe për dënimet që i shqipton inspektorati për mos-zbatimin e ligjit.

Ndiqeni, intervistën e plotë:

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments