15.8 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajme5.000 SHTETAS TË MAQEDONISË SË VERIUT AZILKËRKUES NË EVROPË VITIN E KALUAR

5.000 SHTETAS TË MAQEDONISË SË VERIUT AZILKËRKUES NË EVROPË VITIN E KALUAR

Vitin e kaluar për azil në një nga vendet e BE-së kanë aplikuar 4.922 shtetas të Maqedonisë së Veriut, që është rritje e konsiderueshme në krahasim me vitin 2020 kur numri i tyre ishte 1.230. Shumica e tyre u përpoqën të gjenin strehim në Gjermani.

Të dhënat e Agjencisë për azil të Bashkimit Evropian (EUAA) tregojnë trend të përgjithshëm të rritjes së numrit të azilkërkuesve, si para pandemisë, por Maqedonia e Veriut është theksuar si një nga vendet ku ka rritje drastike të numrit. Nëse në vitin 2020 në vendet evropiane kishte 1.230 azilkërkues, tani numri ka arritur në 4.922 kërkesa të dorëzuara nga qytetarët e Maqedonisë të Veriut. Prej tyre, 2.822 aplikantë kanë tentuar të marrin azil për herë të parë, ndërsa 2.170 qytetarë kanë tentuar vazhdimisht të largohen nga vendi në një nga destinacionet evropiane, lajmëron “Dojçe Vele”.

Nga gjithsej 4.922 aplikime, në pritje janë 1.859 kërkesa për më shumë se gjashtë muaj. Trembëdhjetë shtetas të Maqedonisë së Veriut aplikuan për statusin e refugjatit në një nga vendet evropiane. Vitin e kaluar, përgjigje negative u është dorëzuar ndaj 3.395 aplikimeve nga qytetarët e Maqedonisë së Veriut, për dallim nga viti 2020, kur janë refuzuar 1.650 aplikantë. Numri më i madh i kërkesave për azil nga Maqedonia e Veriut në Evropë është dorëzuar në vitin 2015 – mbi 15.600, por shumica janë refuzuar.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments