13.3 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeMinistri i Jashtëm serb Selakoviq për vizitë zyrtare në Shkup

Ministri i Jashtëm serb Selakoviq për vizitë zyrtare në Shkup

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Nikola Selakoviq, sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoninë e Veriut, ku do të takohet me përfaqësuesit më të lartë të vendit.

Selakoviq do të zhvillojë bisedime të veçanta në Shkup me presidentin Stevo Pendarovski, kryeparlamentarin Talat Xhaferi, kryeministrin Dimitar Kovaçevski dhe ministrin e Jashtëm Bujar Osmani.

Sipas Ministrisë së Punëve të Jashtme, në fokus të takimit ministror do të jetë gjendja aktuale e marrëdhënieve dypalëshe, perspektiva e integrimit evropian në Ballkanin Perëndimor, bashkëpunimi në kuadër të nismave rajonale, si dhe format specifike të shfrytëzimit të potencialit të bashkëpunimit sektorial. .

Në kuadër të vizitës pritet të nënshkruhet Marrëveshja për themelimin e qendrave kulturore informative në Shkup dhe Beograd.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments