17.6 C
Tetovo
E martë, 30 Prill, 2024
BallinaLajmeTakimi mes, Bilall Kasamit dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri...

Takimi mes, Bilall Kasamit dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri është anuluar.

Ngjarja që do të duhej të mbahej sot në Komunën e Tetovës, mes kreut të kësaj të fundit, Bilall Kasami dhe ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri është anuluar.

Siç kanë bërë të ditur palët për TV21, mësohet se kjo ka ardhur si rezultat se që të dy grupet nuk kanë arritur të koordinohen në mes vete. Ngjarja edhe pse e caktuar paraprakisht, publike dhe me prezencë të mediave, sërish nuk do të mbahet.Në fillim Komuna e Tetovës, siç thonë nga atje, “ka kërkuar koordinim nga ministri Shaqiri një orë para ngjarjes, në ora 09:00”, por është anuluar nga Shaqiri

“Mos respekt ndaj kryetarit te Komunës, do të thotë mos respekt ndaj gjithë Tetovës. Ministri Arsimit, si duket nën urdhrat e shefave të tij, nuk arrin të tejkalon veten e vet dhe të sillet si ministër i gjithë qytetarëve, por duke u bazuar në politiken e partisë qe përfaqëson edhe njëherë dëshmoi se ata injorojnë komunat qe nuk janë të udhëhequra nga BDI.
Komuna e Tetovës ka zot, shpie prandaj nuk do lejojmë që dikush të nënçmojë autoritetin e qytetarëve të Tetovës”, thanë nga Komuna e Tetovës.

jeton Shaqiri i kontaktuar nga TV21 mohon se moshkuarja në koordinim në Komunën e Tetovë është si rezultat i “inateve partiake”. Thotë se moshkuarja në koordinim ka ardhur si rezultat se ka agjendë të ngjeshur dhe se nga Komuna e Tetovës i kanë thënë se hapësirat janë të zëna.

“Komuna na tha se hapësirat i ka zëna, dhe prandaj ngjarja shtyhet për javën tjetër”, tha Shaqiri.

Jeton Shaqiri sqaroi se ngjarje do të ketë edhe në Komunën e Gostivarit, aty pritet të mbahet e njëjta./TV21

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments