Lëvizja Besa e cila ka shumicën në këshillin e komunës, tashmë ka marrë përkrahje edhe nga dy këshilltar tjerë. Bëhet fjalë për një këshilltarë nga BDI dhe një nga PDSH, të cilët në seancat e ditës së enjte i kanë dhënë përkrahje shumicës në këshill.
Bashkimi Demokratik për Integrim përmes koordinatorit të këshilltarëve të BDI-së Blerim Osmani, ka vlerësuar si jo transparente punën e deritanishme të kryetarit aktual të komunës së Tetovës Bilall Kasami. Sipas BDI-së, Kasami edhe përkundër premtimeve të shumta, megjithatë nga ato premtime asgjë nuk ka mbajtur. Madje, sipas BDI-së, ka projekte të cilët kreu i komunës së Tetovës Bilall Kasami i ka ndërprerë e që kanë qenë të financuara nga fonde ndërkombëtare. ”Ne mendojmë se gjatë këtyre 100 ditëve është bërë një fushatë politike, nuk është shkëputur nga ajo parazgjedhorja. Në disa raste ka hasur në kundërshtim edhe me veten e tij, siç e kemi rastin me parkingjet, ku u premtua parking pa pagesë, por më pastaj çmimi u rrit. Heqja e shtigjeve të biçikletave ka qenë e paligjshme.Mos publikimi i kontratave është jotransparencë, kanë nxjerrë kontrata nga 10 denarë, kurse nuk publikojnë ato që janë nga 22 mijë denarë e kështu me radhë”, tha këshilltari I BDI-së, Blerim Osmani.Advertisements
Nga ana tjetër, pasi që Ministria e Shoqërisë Informatike të jep leje për punësimet, menjëherë do të fillojë të funksionojë Ndërmarrja Publike “Tetova Transport”. Kështu ka thënë drejtori i kësaj ndërmarrje Rafiz Media, pasi që në seancën e këshillit u miratua planprogram për punën e ndërmarrjes si dhe financimi i së njëjtës. ”Neve presim përgjigje nga Ministria e Shoqërisë Informatike për punësimet në ndërmarrje. Derisa ata të na japin përgjigje ne nuk mund të fillojmë të funksionojmë. Ndërmarrja nuk ka asnjë të punësuar, dhe fillimisht do të bëjmë punësimin e vozitësve dhe pastaj tjerët. Ne nuk kemi mundur të funksionojmë si më parë kur vozitësit kanë marrë rroga nga komuna sepse kjo nuk është e ligjshme. Besoj se shumë shpejt do të fillojë pasi që sot ka kaluar buxheti dhe planprogram”, tha drejtori Media. Në këshillin e komunës së Tetovës është zhvilluar debat lidhur me punën e kësaj ndërmarrje në të kaluarën dhe për mënyrën e funksionimit të së njëjtës në të ardhmen. BDI-ja thotë se buxheti për këtë ndërmarrje është i kopjuar nga pushteti i kaluar. “Vërejtja jonë oshte se çmimorja nuk është bërë e ditur, linjën që ka qenë ekzistuese për në fshatrat Poroj dhe Xhepçisht që nuk u përmend tash, dhe këta ishin disa nga vërejtjet tona”, deklaroi Osmani.
Lëvizja Besa e cila ka shumicën në këshillin e komunës, tashmë ka marrë përkrahje edhe nga dy këshilltarë tjerë. Bëhet fjalë për një këshilltarë të BDI-së dhe një të PDSH-së, të cilët në seancat e ditës së enjte i kanë dhënë përkrahje shumicës në këshill. Nga Bashkimi Demokratik për Integrim kanë thënë se nuk kanë informacione se këshilltarja e tyre ka kaluar në radhët e Lëvzijes Besa dhe se nuk kanë qenë të informuar për këtë lëvizje të kësaj këshilltare. “Ne në Bashkimin Demokratik për Integrim e respektojmë mendimin ndryshe, atë e kemi dëshmuar disa herë, edhe pse votimi nuk ishte në koordinim me këshilltarët tanë, ne respektojmë atë vendim dhe në të ardhmen do të shohim se pse ka vepruar në atë mënyrë. Mendimi im është se kjo është përkrahje momentale por për në të ardhmen se si do të veprojë do të shohim”, tha koordinatoriiI këshilltarëve të BDI-së Blerim Osmani. Në ndërkohë kryetari i këshillit nga radhët e Lëvzijes Besa Besar Durmishi thotë se përkrahja do të rritet edhe më tej pasi që janë duke punuar mirë si pushtet lokal në Tetovë. “Aktualisht shumica në këshillin e komunës së Tetovës ka 18 këshilltarë. Ne e kemi thënë se punët që do t’i bëjmë do të risin edhe përkrahjen në këshill. Pra, këta këshilltarë kanë vlerësuar punën tonë në 100 ditët e para, prandaj besoj dhe mendoj se në vijim do të kemi përkrahjen e 20 këshilltarëve. Sot kemi vetëm përkrahjen e tyre për më tutje nuk e di”, tha Durmishi. Në Këshillin komunal të Tetovës, Lëvzija Besa ka mbështetjen edhe të Aleancës për Shqiptarët, Listës Më mirë për Tetovën dhe VMRO-DPMNE-së