3.9 C
Tetovo
E hënë, 25 Nëntor, 2024
BallinaLajmeBANKA POPULLORE: KISHTE SULM TË SHKURTËR NË FAQET E BANKAVE, NUK KA...

BANKA POPULLORE: KISHTE SULM TË SHKURTËR NË FAQET E BANKAVE, NUK KA RREZIK PËR TË DHËNAT

Mbrëmë, për një periudhë të shkurtër kohore, është penguar apo bllokuar qasja në faqet e internetit të Bankës Popullore dhe bankave vendore, si  rezultat i një sulmi DDoS, njoftoi Banka Popullore, trasmeton Portalb.mk.

“Kjo u tejkalua në kohën më të shkurtër të mundshme përmes masave të ndërmarra nga Banka Popullore, bankat dhe ueb-provajderët. Siguria, gjegjësisht konfidencialiteti dhe integriteti i të dhënave nuk është vënë asnjëherë në dyshim”, pohon Banka Popullore.

Nga atje shpjeguan se DDoS është sulm i ueb-faqes, në të cilin një numër i madh klientësh fiktiv nga lokacione të ndryshme pretendojnë se duan informacion nga faqja, për shkak të së cilës serveri është i mbingarkuar dhe ka nevojë për më shumë kohë për t’iu përgjigjur kërkesave nga përdoruesit e vërtetë. Megjithatë, në këtë rast, as shërbimi nuk fiket dhe as përmbajtja e faqes në internet nuk ndryshohet.

“Në përputhje me trendet botërore, Banka Popullore, së bashku me bankat, vazhdimisht po punon për forcimin e qëndrueshmërisë së sistemeve informative, monitoron kërcënimet e reja që lidhen me hapësirën digjitale dhe vazhdimisht merr masa për rritjen e mbrojtjes së sigurisë”, thuhet në njoftimin e Bankës Popullore.

Hakerët e grupit që e quan veten “Ushtria e fuqishme greke” mbrëmë në Twitter u mburrën se kishin kryer sulme në disa banka maqedonase.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments