9.1 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeTetovë / Pro dhe contra profesoreshës për kodin e veshmbathjes së nxënëseve...

Tetovë / Pro dhe contra profesoreshës për kodin e veshmbathjes së nxënëseve në Gjimnazin Kiril Pejçinoviç

lajmi interaktiv

Profesoresha Ilvije Jashari

=============================

Contra

https://www.mollekuqja.mk/posts/tetove-profesoresha-jashari-me-urdhera-seksist-kerkon-te-kufizoje-veshjen-e-nxenesve-ndonese-te-njejtat-kane-uniforma

Tetovë: Profesoresha Jashari me urdhëra seksist, kërkon të kufizojë veshjen e nxënësve ndonëse të njëjtat kanë uniforma

“Vajzat të mos vijnë me midis cullak e gjoksin jashtë”. Është kjo porosia dhe urdhëri që përgjegjsja për arsim në gjimnazin “Kiril Pejçinoviq” në Tetovë, Ilvije Ziberi Jashari, ua ka dhënë kolegëve të saj në grupin e tyre në viber. Kjo porosi ka arritur deri te “Mollëkuqja” përmes burimeve jo zyrtare, me shqetësimin se trupi i vajzave të mitura vazhdon të seksualizohet dhe objektivizohet ende në shkollat tona. Ky urdhër është ende më i pakuptimtë për vetë faktin që vajzat dhe djemtë në këtë gjimnaz paguajnë me para nga xhepi i tyre uniformat që ua mbulojnë plotësisht veshjen. 

 Kjo është porosia e plotë:

“Kolegë ndoshta ju lodha pak por do të keni kujdes pak edhe te veshja e vajzave sepse shoh që disa nuk respektojnë rregullat e veshjes (nuk guxojnë të vijnë me midis cullat e gjoksin jashtë)” Çdo njëra që ju kundërshton do ta udhëzoni te unë që më pastaj t’i thirret prindi!”

Sipas „Mollëkuqja” tendenca për të shtuar kontrollin mbi veshjen e nxënësve konsiderohet si tendencë për të pasur kontroll absolut mbi trupin e tyre dhe është diskriminuese sepse ju referohet vetëm vajzave. Kjo porosi i bën vajzat të besojnë se diçka nuk është në rregull me trupin e tyre dhe i njëjti mund të jetë “shkak” ngacmimi apo provokimi. Mesazhe dhe urdhëra të tilla ushqejnë kulturën që akuzon viktimën dhe jo dhunuesin. Në vend që të edukohen djemtë, kufizohen vajzat. 

Tetovë: Profesoresha Jashari me urdhëra seksist, kërkon të kufizojë veshjen e nxënësve ndonëse të njëjtat kanë uniforma

“Mollëkuqja” beson se praktika të tilla janë shqetësuese, duke pasur parasysh edhe mungesën e edukimit seksual, që kundërshtohet nga po të njëjtët profesorë që mendojnë se fëmijët, respektivisht nxënësit, duhet t’i mbajnë të lidhur me zinxhirë me rregulla të vjetra dhe të dala mode. 

Edhe në rastin konkret por edhe në përgjithësi, kodet e veshjeve targetojnë vetëm vajzat. Në mesazhin e publikuar më lartë, nga përgjegjësja për arsim në Gjimnazin “Kiril Pejçinoviç” thuhet qartë se për veshjen e tyre, “kujdes” duhet të kenë vetëm vajzat dhe kjo përveç që është seksiste, është edhe diskriminuese. Për këtë, „Molëkuqja” kërkon që profesoresha Ilvije Ziberi Jashari të tërhiqet nga kjo deklaratë dhe drejtoria e shkollës të marrë hapat e nevojshme për eleminimin e dukurive seksiste në ambientet e kësaj shkolle. 

Apelojmë te nxënësit, prindët dhe të gjithë ata që preken nga dukuri seksiste të drejtohen te “Mollëkuqja” për udhëzim dhe ndihmë!

========================

PRO

======================

P.S www.telegrami.mk …është me profesoreshën Ilvije Jashari lidhur me botkuptimin se si do të duket një nxënës në veshmbathje …por ama kjo të vlejë për të gjitha kategoritë e veshmbathjeve … mos të ngritemi në këmbë vetëm kur vijnë goliç,por edhe të mbuluara në pamje me ka krejt edhe kah sytë ?!…kudo të jetë pra ka kod për veshmbathje në çdo shkollë qoftë lokale,qoftë regjionale e mos flasim për ato botërore …po pse kush tha se kolexhet dhe universitetet edhe ku demokracia është në kulm në SHBA nuk paskan kod veshmbathje …edhe ate e kanë dhe çke me të …sa rigoroz është ….po Profesroresha nuk duhet të bie tash pre e provokimeve dhe Gjimnazi duhet ti japë përkrahje …Tetova ka qenë dhe do të mbetet udhërrëfyes …neve tetovarëve na gëzon fakti se kjo erdhi nga një e gjinisë femrore …se po ta kishte thënë ndonjë mashkull do i kishte vënë turli farë epitetesh ….QËNDRO PROFESROSHË ..www.telegrami.mk

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments