11.5 C
Tetovo
E shtunë, 20 Prill, 2024
BallinaOpinionProf.Dr Abdulla Mehmeti /Fillimi i luftës së re botërore DATË SIMBOLIKE: 22022022,...

Prof.Dr Abdulla Mehmeti /Fillimi i luftës së re botërore DATË SIMBOLIKE: 22022022, APO JO?!

Me nënshkrimin e dekretit nga presidenti i Rusisë, për njohjen e dy republikave, të cilat vite më parë kanë shpallur pavarësi të njëanshme, Luganski dhe Donetski, rajone në territorin shtetëror të Ukrainës, që nënkupton edhe mbrojtjen ushtarake të tyre nga Rusia, mund të konsiderohet se lufta veç ka filluar, jo vetëm mes Urainës dhe Rusisë, por edhe mes Perëndimit dhe Rusisë. Nga viti 1990, pas shpalljes së pavarësisë së shumë shteteve fqinje të Rusisë, me shkatërrimin e ish-Bashkimi Sovjetik, Rusia ka ndërhyrë me forcë ushtaraka në disa nga këto shtete, ka kryer krime të rënda dhe ka bërë pastrime etnike në disa rajone e shtete fqinje. Deri mësot Rusia i ka shkelur brutalisht mbi 15 marrëveshje ndërkombëtare dhe rezoluta të OKB-së, për ndalimin e konflikteve të armatosura, uljen e tensioneve, ruajtjen e paqes në rajon dhe sigurisë ndërkombëtare. Kësaj radhe, siç duket Perëndimi e ka kuptuar më seriozisht ndërhyrjen ushtrake brutale të Rusisë në rajonet e rebeluara të Ukrainës, sikurse ka shkelur disa herë më parë sovranitetin e shteteve fqinje, duke nxitur rebelimin e shumë rajoneve dhe krijimin e disa shteteve separatiste përmes agjenturave ruse dhe me ndihmën ushtarake të saj. Në bazë rrethanave, kur bota ende përballet me problemet e Pandemisë, shihet qartë se kjo luftë e re, as ka filluar dhe as do të përfundojë pa pasoja të rënda me përmasa globale. Ky konflikt do të dëshmojë se sa ka qenë Evropa e bashkuar dhe sa ka peshë në marrëdhëniet ndërkombëtare, a janë shtetet e BE-së të afta ta ruajnë dhe mbrojnë sovranitetin e tyre, disa prej tyre do të detyrohen të zbresin nga njëra prej dy karrigeve siç kanë qenë të ulura deri tani dhe ta dëshmojnë nëse janë me vlerat demokratike Perëndimore apo janë satelite të Rusisë, siç e kanë dëshmuar shumë herë në këto 70 vitet e fundit, pas përfundimit të LDB, sidomos do të del në shesh investimi afatgjatë i Rusisë në Ballkan, ku besohet se ka ende ndikim të fuqishëm ideologjia komuniste dhe nëntoka ruse, me të gjitha format e tyre. Një shekull pas rënies së perandorisë së fundit dhe shfaqjes së komunizmit në Evropë, shtatëdhjetë vjet nga Lufta e Dytë Botërore dhe tridhjetë vjet nga përfundimi i Luftës së Ftohtë, shihet qartë se janë pjekur kushtet për krijimin e një RENDI TË RI BOTËROR. Në këtë kontekst, duhet të presim edhe vërtetësinë e një PROFECIE, e cila ka qarkulluar mbi një shekull ndër popujt e shtypur të rajonit ballkanik: MOSKOVI (RUSIA) PESHKATAR KA QENË, PESHKATAR DO TË MBETET! (22 shkurt 2022)

May be an image of one or more people
RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments