7.2 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmeKëshilli i Ambasadorëve në Maqedoni: Është koha e fundit që të miratohet...

Këshilli i Ambasadorëve në Maqedoni: Është koha e fundit që të miratohet strategji për zbatimin e politikës së jashtme

Këshilli i Ambasadorëve thekson se është koha e fundit, presidenti i shtetit, partitë e përfaqësuara në Kuvend, Qeveri dhe MPJ në bashkëpunim me institucione dhe organizata shkencore, profesionale dhe ekonomike, ish presidentët dhe personalitete të njohura në vend të krijojnë dhe miratojnë vizion, mision dhe strategji për zbatimin e politikës së jashtme të vendit.

Krahas kësaj, theksojnë nga Këshilli duhet të caktojnë nivel të transparencës në procesin e negocimit, miratimit dhe nënshkrimit të marrëveshjeve multilaterale dhe bilaterale që prekin çështjet e identitetit (komb, etni, gjuhë, literaturë, kulturë dhe histori) të popullit maqedonas dhe tjerë në vend si dhe të angazhohen për jopartizim të servisit diplomatik dhe profesionalizmit të saj, konform standardeve të BE-së.

“Nga moment i pavarësimit, deri më sot, Maqedonia e Veriut gjendet në situatë të bllokadave të ndryshme, shantazheve, ultimatumeve dhe llojeve tjera pranë anëtarësimit të vendit në Kombet e Bashkuara, njohjen e BE-së dhe anëtarësimit në NATO. Ndërsa bllokada më e ashpër edhe në historinë e BE-së deri tani është vendosur para fillimit të negociatave të vendit me Unionin më demokratik të shteteve”, thonë nga Këshilli i ambasadorëve.

Prej atje thonë se përveç faktorit të jashtëm, për disa prej situatave të përmendura janë përgjegjës të gjitha partitë politike në Maqedoninë e Veriut, ndërsa më shumë partitë e mëdha.

Lidhur me politikën kadrovike të shërbimit diplomatik, Këshilli i Ambasadorëve rithekson nevojën për të braktisur praktikën e deritashme të avancimeve dhe emërimeve partiake dhe të aplikohet një qasje krejtësisht ndryshe, konform standardeve të BE-së dhe vendeve me shërbime diplomatike të zhvilluara dhe të suksesshme.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments