Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski e ka kompletuar qëndrimin e kabinetit të tij, njoftonPortalb.mk.
Këshilltar për Siguri Nacionale do të jetë Blerim Kolalli, i cili në kabinetin e tij vjet pas 12 vjetëve angazhim si këshilltar i Misionit të NATO-s në Shkup.
Diplomati nga MPJ, Goce Karajanov, do të jetë këshilltari i Pendarovskit për Punë të Jashtme. Ai është djali i Stojan Karajanovit, ish ambasador në Kosovë dhe Shqipëri, ndërkaq përpara se të largohet në Moskë, ka qenë konsull i përgjithshëm në Nju Jork.
Biljana Radeva, është emëruar për këshilltar për marrëdhënie me opinionin. Radeva në vitin 2011 ka punuar në Ambasadën e Britanisë në Shkup si udhëheqës i shërbimit për komunikime dhe diplomaci digjitale, ndërkaq paraprakisht ka pasur përvojë prej 5 vjetëve në Ministrinë e Mbrojtjes – tre vjet si ekspert për analitikë dhe dy (2006-2008) si shef i kabinetit të ministrit Llazar Elenovski. Ajo është profesor i diplomuar për gjuhë angleze dhe literaturë, ndërkaq ka magjistruar për interpretim.
Luljeta Ademi është emëruar këshilltare e obliguar për marrëdhënie me personat me nevoja të veçanta. Mile Boshnjakovsi është transferuar nga Qeveria në pozitën e sekretarit të përgjithshëm në Kuvend, ndërkaq profesori Aleksandar Spasov është emëruar si këshilltar politik.
Pendarovski ka angazhuar disa bashkëpunëtorë të jashtëm: ish ministrin, ambasadorin dhe profesorin universitar, Denko Maleski, ish gjykatësen në Gjykatën Evropiane për të Drejtat e Njeriut dhe ish kryetaren e KSH-zë, Mirjana Llazarova-Trajkovska dhe prorektoren e Universitetit të Evropës Juglindore, Besa Arifi, ish ministrin Aleksandar Dimitrov dhe ambasadorin në pension Aleksandar Tavçiovski