11.8 C
Tetovo
E premte, 29 Mars, 2024
BallinaLajmeArtan Grubi: Me urdhër të Ali Ahmetit është emëruar Erold Musliu ne...

Artan Grubi: Me urdhër të Ali Ahmetit është emëruar Erold Musliu ne krye te Agjencionit për Zbulim

Erold Musliu do të jetë shqiptari i parë i cili do të drejtojë Agjencinë e Zbulimit. Ai u emërua nga Presidenti Pendarovski, e nga BDI thonë se kjo është bërë në koordinim me kryetarin e partisë, Ali Ahmeti.

“Zoti Ahmeti ka pasur takim me zotin Pendarovski dy ditë më parë, dhe i kanë diskutuar të gjitha çështjet, përfshirë këtu edhe çështjet kadrovike. Besoj që ka qenë një takim jashtëzakonisht i frytshëm, dhe në atë takim është diskutuar edhe kjo çështje.” -thotë Artan Grubi, Deputet i BDI-së.

I lindur në Kërçovë, i diplomuar në fakultetin e kriminalistikës në Shkup. Në periudhën 1995-1998 ka punuar në Drejtorinë për Siguri dhe Kundërzbulim, e në Agjencinë për Zbulim është që nga viti 2000. Përveç tij, Pendarovski emëroi edhe Blerim Kollarin si këshilltar sigurie, e Sekretar i përgjithshëm do të jetë Mile Boshnjakovski, ish-zëdhënësi i Qeverisë. /Furkan Saliu/

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments