A e keni pyetur ndonjëherë veten se pse qeset e patatinave janë gjithnjë gjysëm bosh?!
Nuk bëhet fjalë për mashtrim e as për arsye marketingu, edhe pse këto mund të jenë gjërat e para që na shkojnë në mendje. Qeset e patatinave janë gjysëm plot sepse gjysma boshe në realitet është e mbushur plot me azot.
Ky gaz pa ngjyrë dhe pa aromë ka dy funksione të rëndësishme.: I mban patatinat krokante dhe shërben si ‘airbag’ për mbrojtjen e tyre nga thërmimi gjatë transportit.
Nëse qesja e patatinave do të ishte plot, me siguri patatinat do të mbërrinin te ne të thërmuara.
A na helmon azoti?
JO.
Kujtojmë faktin se atmosfera jonë përbëhet nga 78% azot, që do të thotë se gazi që gjejmë në qeset e patatinave është plotësisht i padëmshëm.
Stuidimet e para për përdorimin e azotit në këtë sektor datojnë që nga 1994, në periudhën ku u zbuluar se ky gaz jo vetëm u lejonte patatinave që të konservoheshin më mirë por edhe ruante shijen pas shumë kohësh. Sikurse kemi vënë re, pasi i hapim pakot e patatinave, ato e humbasin shpejt shijen dhe fortësinë e tyre.
SCAN