Për të tetën javë radhazi çmimi i derivateve po rritet, ndërsa Komisioni Rregullativ për Energjetikë vendosi që në shtatë ditët e ardhshme të rritet çmimi i derivateve, për 1 denar për benzinën, 0,5 denarë për dizelin.
Këtë e ka bërë të ditur Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.
Çmimet e reja do të vlejnë nga mesnata.
Çmimi me pakicë i “Eurosuper BS-95” do të jetë 82 denarë për litër, ndërsa “Eurosiper BS-98” do të shitet me çmim prej 82 denarë për litër.
“Eurodieseli” do të shitet me çmim prej 74 denarë për 1 litër.