8.5 C
Tetovo
E mërkurë, 24 Prill, 2024
BallinaEkonomiRritje për tetë javë radhazi e derivateve në Republikën e Maqedonisë -...

Rritje për tetë javë radhazi e derivateve në Republikën e Maqedonisë – Çmimet e reja vlejnë nga mesnata!

Për të tetën javë radhazi çmimi i derivateve po rritet, ndërsa Komisioni Rregullativ për Energjetikë vendosi që në shtatë ditët e ardhshme të rritet çmimi i derivateve, për 1 denar për benzinën, 0,5 denarë për dizelin.

Këtë e ka bërë të ditur Marko Bislimovski, kryetar i KRE-së.

Çmimet e reja do të vlejnë nga mesnata.

Çmimi me pakicë i “Eurosuper BS-95” do të jetë 82 denarë për litër, ndërsa “Eurosiper BS-98” do të shitet me çmim prej 82 denarë për litër.

“Eurodieseli” do të shitet me çmim prej 74 denarë për 1 litër.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments