VMRO-Partia Popullore e mirëpret nismën për hapjen e diskutimit për ndryshimin e modelit zgjedhor në një zonë zgjedhore, por frikësohet se e gjithë nisma do të dështojë së shpejti.
Prandaj VMRO-Partia Popullore propozon që të kërkohet kompromis në propozimin e BDI-së dhe BESA-së për një model zgjedhor që përfshin tri njësi pa prag më të ulët.
Sipas partisë së Ljubço Georgievskit, një ndryshim i tillë është akoma më i mirë se modeli aktual zgjedhor dhe u jep shanse më të mëdha partive të vogla politike.