Xhirimet e reja satelitore të publikuara nga një kompani amerikane e teknologjisë tregojnë se po vazhdon grumbullimi i ushtrisë ruse në Krime.
Sipas mediave botërore, rusët po vendosin trupa në pjesën perëndimore të vendit dhe në Bjellorusi.
CNN thekson se ky presion i vazhdueshëm mbi Ukrainën nga tri drejtime ka rritur frikën se Kremlini me të vërtetë po planifikon pushtimin.
Një numër i madh i ushtarëve dhe pajisjeve janë vërejtur në incizimet e Krimesë të cilat po i bën kompania “Maksar”, tha drejtori i kësaj kompanie, Stephen Wood. Forcat janë dislokuar në aeroportin Oktyabrsky, në veri të kryeqytetit të Krimesë, Simferopol.
tenda të mëdha ushtarake dhe qindra automjete. Trupat dhe pajisjet po dërgohen gjithashtu në vende të tjera në Krime, duke përfshirë Novoozerna, ku supozohet se ndodhet një numër i artilerisë dhe po kryhen stërvitje ushtarake.
Kompania thekson se dërgimi i pajisjeve është vërejtur jo shumë larg qytetit Slavna në veriperëndim të Krimesë.
Grumbullimi i ri i trupave në Krime vjen në një kohë kur luftanijet ruse, duke përfshirë anije të mëdha amfibe, po arrijnë në Sevastopol, portin kryesor të Krimesë.
“Maksar” gjithashtu ka vërejtur në Bjellorusi atë që quhet dërgimi i ri i trupave, automjeteve ushtarake dhe helikopterëve në aeroportin Zyabrovka pranë qytetit të Gomel, rreth 25 kilometra nga kufiri me Ukrainën.
Këta janë helikopterët e parë që janë parë në zonë. Gjithashtu duket se në afërsi është ngritur edhe një spital fushor.