Komisioni kundër korrupsionit sot ka njoftuar se do ta hetojë rastin e ndërmarrjes publike “Vodovod” nga Struga. Nga KSHPK-ja thonë se komuna e udhëhequr nga kryetari Ramiz Merko para dy vitesh ka shitur tokën dhe objektin në të cilin ishte vendosur kjo ndërmarrje komunale dhe që atëherë Struga “Vodovod” paguan një qira mujore prej mbi 3000 euro.
Sipas komisionit do të shqyrtohen qiratë dhe shitja e parcelës, si dhe fati i muzeut aty pranë.
Drejtori i “Vodovod” – Strugë, Dashmir Nasufi, thotë se qiraja nuk është aq e madhe, duke pasur parasysh numrin e të punësuarve. Në një mbledhje të fundit komunale, ai u mbrojt se strehën e kishte trashëguar nga paraardhësi i tij dhe se po bënte përpjekje për ta ndryshuar atë.
Por, për këshilltarët e qytetit mbeti sekret se ku mbarojnë paratë nga qiratë, kush e zotëron objektin, ku përveç Vodovodit ndodhet edhe Ndërmarrja Publike e Parkingjeve “EKO Struga”, e cila paguan edhe qiranë e lartë.
I paqartë është edhe fati i Muzeut Historik Natyror të Strugës, i cili po ashtu ndodhet në tokë atraktive. Sipas spekulimeve në Strugë, ai me siguri do të zhvendoset dhe në vend të tij do të ndërtohet një “projekt fitimprurës”.
Мерко ја продал зградата на струшкиот Водовод, општината две години плаќа 3.000 евра за кирија