7 C
Tetovo
E enjte, 28 Nëntor, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: BDI ka bërë qindra kontrata në vepër, në kushte kur Komuna...

VMRO-DPMNE: BDI ka bërë qindra kontrata në vepër, në kushte kur Komuna e Tetovës është e zhytur në borxhe

Nga VMRO-DPMNE-ja kanë reaguar pas publikimit të listës së personave të angazhuar në kontratë në vepër në Komunën e Tetovës. Nga kjo parti thonë se BDI dhe LSDM e shikojnë buxhetin si “burim të plotësimit të interesave partiake dhe pasurimit personal në kurriz të popullit”.

“Për atë sesi funksionojnë komunat nën pushtetin e BDI-së dhe LSDM-së është tregues rasti i fundit me Komunën e Tetovës. Komuna e Tetovës në vitin 2021 nën udhëheqjen e Teuta Arifi nga BDI/LSDM ka bërë 811 kontrata në vepër. Me shumë siguri numër i madh i personave të angazhuar nuk ka as në Berlin as në Paris, por për këtë një ndër komunat me më shumë borxhe në Maqedoni ka angazhuar persona nën kontrata me vepër dhe përskaj asaj që komunat ka stërpunësim”, thuhet mes tjerash në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments