2.2 C
Tetovo
E hënë, 24 Shkurt, 2025
BallinaLajme“Saimir Tahiri u bë ‘kokë turku’ për integrimin”- Avokati i ish-ministrit të...

“Saimir Tahiri u bë ‘kokë turku’ për integrimin”- Avokati i ish-ministrit të Brendshëm: I hapet rruga arrestimit të shumë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë

Avokati i ish-ministrit të Brendshëm pretendon se Samir Tahiri u dënua me burg për t’i treguar Evropës se Shqipëria ka bërë një reformë të denjë në drejtësi dhe i ka plotësuar kushtet për t’u integruar në BE.

Duke folur në emisionin “Sot” në Euronews Albania Maksim Haxhia tha se arrestimi i Samir Tahirit i hap rrugën arrestimit të shumë zyrtarëve e ish-zyrtarëve të tjerë.

“Reforma që trumbetohet sot kërkon koka turku. E para t’i thotë Evropës që futëm ministrin e Brendshëm në burg, do fusim dhe ca të tjerë, që plotësuam kushtin për në BE. Dhe e dyta nëse e bëjnë këtë për Tahirin që është i pafajshëm, të tjerë që kanë hedhur edhe një firmë do shkojnë në burg. Se u vendos kufiri në minimum; kur dënohet ministri i brendshëm të tjerët nuk do ta diskutojnë dënimin me burg”, tha avokati.

Haxhia e cilësoi gafë vendimin e Apelit, që e përkeqësoi pozitën e Tahirit krahasuar me vendimin e shkallës së parë, në një kohë që pala mbrojtëse, tha ai, kishte apeluar vetëm akuzën për shpërdorim detyre. Ai tha se do drejtohen Gjykatës së Strasburgut për të pezulluar ekzekutimin e dënimit të dhënë nga Apeli i Posaçëm.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments