Shqipëria ka vendosur që të mos i lejojë më shtetasit amerikanë të qëndrojnë në vendin tonë për një periudhë 1 vjeçare pa pasur leje qëndrimi.
Sipas vendimit të fundit, shtetasit amerikanë mund të qëndrojnë në Shqipëri për një periudhë 90 ditore çdo 6 muaj pa patur nevojë për një leje qëndrimi, ndërsa do të duhet të kërkojnë vizë nëse duan të zgjasin qëndrimin e tyre në vendin tonë.newsbomb.al
Amerikanët ishin të vetmit të huaj që mund të qëndronin në vendin tonë për 1 vit pa leje qëndrimi, por tashmë Shqipëria ua ka hequr edhe këtë privilegj. Ende nuk dihet përse është marrë ky vendim.
Ky ka qenë vendimi i mëparshëm:
“Nënshtetasit e SHBA mund të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në një vit pa leje qëndrimi. Kur të aplikoni për hyrje në Shqipëri, oficeri i emigracionit dhe kufirit në portin hyrës (psh: Rinas) duhet të vendosë një vulë në pasaportë që shërben si provë hyrje në Shqipëri.
Vendimi i fundit:
Nënshtetasit e SHBA mund të qëndrojnë në Republikën e Shqipërisë deri në 90 ditë në një periudhë 6 mujore pa leje qëndrimi. Kur hyni në vend, një oficer i kufirit dhe migracionit vulos pasaportën tuaj me datën e hyrjes.