22.5 C
Tetovo
E shtunë, 28 Shtator, 2024
BallinaLajmeVMRO-DPMNE: Ja pse BDI dhe LSDM janë mafioze, kompani anonime nga Tetova...

VMRO-DPMNE: Ja pse BDI dhe LSDM janë mafioze, kompani anonime nga Tetova ka arritur në tenderët 4 milionë euro

linqet

https://mrt.com.mk/node/69616

https://kanal5.com.mk/vmro-dpmne-anonimna-firma-od-tetovo-stignala-do-tenderi-od-4-milioni-evra/a515201

https://plusinfo.mk/od-anonimna-firma-do-tender-od-4-milioni-evra-od-vmro-dpmne-prashuvaat-kako-nepoznatata-kompani-a-dobila-milionski-tender/

https://vecer.mk/makedonija/vmro-dpmne-eve-zoshto-dui-i-sdsm-se-mafija-anonimna-firma-od-tetovo-stignala-do-tenderi-od-4-milioni-evra/

Kur zbulohen krimet dhe paaftësia, si BDI ashtu edhe partneri i saj LSDM mundohen të justifikohen duke sulmuar dhe viktimizuar. Mirë, por kjo nuk është më njëlloj si truket e lira me agjendë të gjelbër, tema etnike apo vlera evropiane, thonë nga VMRO-DPMNE.

Partia thekson se populli e ka lexuar të gjithë matricën e BDI-së dhe LSDM-së, sepse derisa maqedonasit, shqiptarët, serbët, turqit dhe gjithë të tjerët varfërohen, mafiozët në pushtet pasurohen. BDI dhe LSDM bëjnë gjithçka vetëm për të qenë në pushtet dhe për të vjedhur bashkë.

  • Publiku me të drejtë dyshon në ndershmërinë e qeverisjes së BDI-së dhe LSDM-së, në të cilën tani administron vetëm pengu Kovaçevski. Qeveria e BDI-së dhe LSDM-së duhet të shpjegojë se si një kompani anonime që ndër vite ka punuar në tenderë të vegjël, befas bëhet partner kyç i Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës? Sipas të dhënave të dorëzuara në Byronë e Prokurimit Publik më 4 shkurt, kompania HILDIN KOMERC DOOEL eksport-import Tetovë është e angazhuar në DY tenderë për aktivitete ndërtimore në vlerë të përgjithshme prej 225.878.041 denarë ose 3 milionë e 673 mijë euro. thuhet në deklaratë të partisë .

Një ministër nga LSDM po tenderon, një ministër nga BDI po zbaton. Në një muaj një kompani anonime ka marrë gati 4 milionë euro. Dakord, asgjë.

  • Bëjmë një pyetje sipas cilit kriter është përzgjedhur pikërisht HILDIN KOMERC nga Tetova për tenderë kaq të mëdhenj, të cilët janë veçanërisht atraktiv edhe për kompanitë më të mëdha dhe me reputacion?

Si kompani që deri para një kohe ka realizuar tenderë qindra mijëra, ka tenderë miliona?, pyesin VMRO-DPMNE.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments