4.7 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmeNë Kodër të Diellit sonte bie borë, HMS bën të ditur reshje...

Në Kodër të Diellit sonte bie borë, HMS bën të ditur reshje të reja në ditët në vijim

Sipas parashikimit të HMS-së, nga sonte në pjesët veriperëndimore do të ketë reshje të dobëta lokale shiu dhe bore. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor në pjesët lindore.

Ditën e diel do të mbajë mot me diell me vranësira të vogla deri në mesatare. Paradite do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga veriperëndimi, ndërsa pasdite nga jugu.

Të hënën pasdite do të ketë reshje shiu, ndërsa në zonat malore borë. Gjatë natës kah të martës reshjet do të kalojnë në borë në disa nga vendet më të ulëta. Më të rënda pritet të jenë në pjesët perëndimore.

Temperaturat në ditët në vijim do të jenë më të larta, përveç të martës kur do të fryjë erë e fortë veriore.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments