7.8 C
Tetovo
E martë, 26 Nëntor, 2024
BallinaLajmePilulat antiCovid të Pfizer mbërrijnë në Itali – Fillon sot shpërndarja e...

Pilulat antiCovid të Pfizer mbërrijnë në Itali – Fillon sot shpërndarja e 11 mijë dozave të para të Paxlovid!

Franco Locatelli, president i Këshillit të Lartë të Shëndetësisë dhe koordinator i Komitetit Shkencor Teknik, njoftoi sot se pothuajse një muaj më herët se parashikimet fillestare, ilaçi i ri antiviral Paxlovid do të vihet në dispozicion edhe në Itali, i cili është një frenues i proteazës dhe është 89 % efektiv kur jepet brenda 3-5 ditët e para në progresion të rëndë të sëmundjes.

Komisioneri për Urgjencën Francesco Figliuolo, në marrëveshje me Ministrinë e Shëndetësisë, ka nënshkruar me kompaninë farmaceutike për furnizimin në vitin 2022 të 600 mijë trajtimeve të plota. Transhi i parë parashikon mbërritjen e 11200 trajtimeve në javën e parë të shkurtit dhe do të shpërndahet nga Figliuolo në farmacitë spitalore të Rajoneve, ndërsa pjesa tjetër e trajtimeve do të mbërrijë në javët dhe muajt në vijim.

Paxlovid rekomandohet për trajtimin e pacientëve të rritur në rrezik të sëmundjes së rëndë. Duhet të përdoret në fazën e parë të sëmundjes Sars-Cov2, kur simptomat janë ende të moderuara dhe pacientët nuk kanë nevojë për terapi me oksigjen, pavarësisht se kanë kushte klinike dhe kushte të mëparshme që i ekspozojnë ata ndaj rrezikut për t’u sëmurë rëndë. LaReppublica

Edel Strazimiri / SCAN

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments