8 C
Tetovo
E mërkurë, 27 Nëntor, 2024
BallinaLajmePETICION PËR SHKARKIMIN E DREJTORIT TË SHKOLLËS SË GOSTIVARIT PËR RASTIN E...

PETICION PËR SHKARKIMIN E DREJTORIT TË SHKOLLËS SË GOSTIVARIT PËR RASTIN E ËMBLËS

Në rrjetet sociale është shpërndarë një PETICION ONLINE, me firma nga mbi 400 qytetarë të nënshkruar, ku kërkohet nga Komuna e Gostivarit dhe MASH dorëheqja e drejtorit të shkollës fillore “Bashkimi” , aty ku mëson nxënësja e klasës së katërt Ëmbla Ademi.

Dorëheqja si pikënisje për një të ardhme pa diskriminim. Kryetari i Komunës së Gostivarit ka pranuar publikisht se drejtori i shkollës fillore “Bashkimi ” ka gabuar. Komiteti i Helsinkit kërkon dorëheqjen e drejtorit. UNICEF ka arritur në përfundimin se të drejtat e Ëmblës për arsim cilësor dhe gjithëpërfshirës janë shkelur”, thuhet mes tjerash në peticion.

Rasti Ëmblës u bë i njohur për opinionin pasi një grup prindërish bojkotuan mësimin përmes një peticioni, pasi nuk donin që fëmijët e tyre të ishin bashkë në klasë me Ëmblën e cila është me sindromën Doën, me pretekst se ajo është agresive.

Pas reagimeve të opinionit, Ëmbla është rikthyer në klasë. Çmbla vazhdon të marrë njohuri të reja, të përparojë dhe të zhvillojë miqësi bashkë me moshatarët e saj.

Ditë më parë pati reagime të shumta për këtë rast.

Nga Zyra e Avokatit të Popullit u tha se fëmijët me aftësi të kufizuara nuk duhet të jenë viktimë e mosgatishmërisë së individëve t’i pranojnë në shoqërinë tonë, dhe të njëjtëve t’u vështirësohet qasja në procesin arsimor, që me Kushtetutë dhe me ligj u është garantuar të gjithëve në mënyrë të barabartë.

Për rastin Ëmbla, reaguan edhe OJQ-të , Komiteti I Helsinkit si dhe shoqata “Shpresa”.

Në reagimin e tij numri një i Arsimit, Jeton Shaqiri ka shkruar se duhet ndërgjegjësim, fëmijët me aftësi të kufizuara meritojnë qasje të barabartë dhe arsim cilësor.

Edhe kreu i Komunës së Gostivarit, Arben Taravari, ngriti shqetësimin e tij me ç’rast tha se ky problem duhet të ngrejë alarmin për t’i detektuar edhe rastet e tjera të ngjashme.

Ëmbla, vogëlushja 11 vjeçe e cila vuan nga sindroma Down, nuk e ka ndjerë gëzimin e kthimit në shkollë qysh në ditën e parë të gjysmëvjetorit të dytë, sepse, për fat të keq, “në shoqërinë tonë ka ende stereotipe dhe paragjykime për personat me aftësi të kufizuara”.

RELATED ARTICLES
- Advertisment -

Most Popular

Recent Comments